VLORE- Gjykata e Vlorës ka dënuar sot me 24 vite burg Blendo Alikajn, i cili akuzohet për plagosje së tre personave. Ngjarja në fjalë ndodhi në 3 nëntor të vitit 2017, pranë Poliklinikës në qytetin e Vlorës, në lagjen “Isa Boletini” tek lulishtja e Kalit të Trojës.

Alikaj bashkë me një tjetër person qëlloi me armë zjarri automatik, ndërsa tre persona u plagosën.
32-vjeçari u arrestua në muajin nëntor të vitit të kaluar në zonën e Astirit në Tiranë.

Kujtojmë se Alikaj nuk është i panjohur për policinë, pasi është person me precedent penal, ndërsa ndaj tij rëndon akuza “Vrasje me dashje të mbetur në tentativë”, por po hetohet edhe për vepra të tjera penale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb