Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Dibër ku mbeti i plagosur një 60-vjeçar i cili ndërroi jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 53-vjeçari Osman Torba banues në fshatin Shimçan në Dibër për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. T., 48 vjeç, L. K., 52 vjeç dhe A.T., 63 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasi O. T. dhe 3 shtetasit e tjerë të proceduar në gjendje të lirë, në datën 26.06.2022, deklaruan se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, sepse shtetasi N. B., 60 vjeç, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., ishte rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ishte dëmtuar në kokë.

Njoftimi: U referua fillimisht si ngjarje aksidentale, pas hetimeve të thelluara të Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, zbardhet ngjarja e ndodhur në datën 26.06.2022, në Peshkopi, ku mbeti i lënduar rëndë shtetasi N. B., 60 vjeç, i cili më pas humbi jetën në spital.

Ndalohet autori i dyshuar i plagosjes me pasojë vdekjen e 60-vjeçarit.

Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, nisur nga dyshimet e krijuara për ngjarjen e ndodhur në datën 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, ku mbeti i dëmtuar rëndë shtetasi N. B., 60 vjeç, i cili më pas humbi jetën në spital, thelluan hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë ndalimi i shtetasit:

  1. O.T., 53 vjeç, banues në fshatin Shimçan, Dibër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. T., 48 vjeç, L. K., 52 vjeç dhe A.T., 63 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasi O. T. dhe 3 shtetasit e tjerë të proceduar në gjendje të lirë, në datën 26.06.2022, deklaruan se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, sepse shtetasi N. B., 60 vjeç, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., ishte rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ishte dëmtuar në kokë.

Më pas, në bazë të dyshimeve të krijuara për rrethanat e kësaj ngjarjeje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, u bë regjistrimi i procedimit penal për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i kësaj ngjarjeje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit L. K., pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi O. T. ka shtyrë shtetasin N. B., i cili është rrëzuar në tokë, duke marrë dëmtime të rënda, si pasojë e të cilave humbi jetën në spital, mbrëmjen e datës 28.06.2022.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: