TIRANA

Zbardhet plagosja në Astir e cila ka ndodhur pas një konflikti çasti mes komshinjsh aftër një lokali.

Spartak Beqaraj, 45 vjeç është i plagosuri nga kjo ngjarje teksa u qëllua me armë në gishtat e këmbës ku ka dhe probleme tashmë, por ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Policia njofton se autori është shpallur në kërkim dhe është identifikuar pasi u largua menjëherë pas ngjarjes.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.09.2020, rreth orës 17:45, në Unazë të Re, pranë një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasi S.B., 45 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb