MALLAKASTER

Policia ka arrestuar personin që plagosi në Kasnicë të Patosit një 46- vjeçar. Gazetarja Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb 31- vjecari Alionid Sali, është arrestuar në fshatin Drizarë të Mallakastrës disa orë pas aktit.

Ai plagosi me thikë 46- vjeçarin Përparim Seati për motive të dobëta, dhe më pas u largua menjëherë nga vendngjarja me një automjet tip ‘’Benz’’. Atij i janë sekuestruar tashmë si thika dhe automjeti me të cilin u arratis.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i plagosjes me thikë të 46-vjeçarit në fshatin Kasnicë të  Patosit.

 

Rreth orës 12:20, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i plagosur me mjet të ftohtë(thikë) shtetasi P. S.,46 vjeç, banues në Kasnicë.

 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u ngrit grupi hetimor i cili zbardhi ngjarjen në kohë rekord duke arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin A. S., 31 vjeç, banues në Kasnicë, Patos, i cili për motive të dobëta, në fshatin Kasnicë, ka qëlluar me thikë shtetasin A.S., 46 vjeç.

 

Pas kryerjes së veprës penale, 31-vjeçari u largua nga vendngjarja me mjetin e tij tip “Benz” por falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të punonjësve të policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar në fshatin Drizarë, Mallakastër.

 

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë(thikë) dhe automjeti me të cilin u largua autori.

 

46-vjeçari i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

 

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb