KAKAVIJE – Një aksident automobilistik ka ndodhur në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, e si pasojë ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm një punonjës policie.

Shkëlqim Lile po kthehej nga shërbimi në këmbë kur u përplas nga një automjet pranë urës së fshatit Kakavijë, fare pranë kufirit me Greqinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 minuta të mëngjesit të sotëm. Atij i është shkaktuar thyerja e këmbës si dhe dëmtime të gjymtyrëve dhe plagë të tjera.

Ai ndodhet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin Arjan Kushe, punëtor pranë një kompanie sigurimesh. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: