SHIJAK – Një person ka humbur jetën teksa ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Erzen në Shijak.

Mësohet se viktima ka qenë duke gjuajtur për peshk me kosh të lidhur me energjinë elektrike, ndërsa dyshohet që të jetë bërë shkak ndonjë takim elektrik që i ka marë jetën.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të kësaj ngjarjeje

Gazetarja Klodiana Haxhiaj zbulon për BalkanWeb se viktima është 50 vjeçari Arben Qose.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: