Policia e Fierit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, Kevin Muho, ka kundërshtuar punonjësin e Patrullës së Përgjithshme, duke mos pranuar të paraqesë dokumentacionin e automjetit që drejtonte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 20 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Patrullës së Përgjithshme, duke mos pranuar të paraqesë dokumentacionin e automjetit që drejtonte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: