Kritiku i artit, Astrit Lopari humbi betejën me COVID-19 këtë fillim jave. 72-vjeçari nga Elbasani prej dy javësh ishte shtruar në një nga spitalet Covid dhe nuk arriti dot të fitojë betejën me virusin.

BalkanWeb mëson se po ashtu Lopari gjatë të hënës pësoi tri goditje në zemër, dhe e fundit rezultoi fatale për jetën e tij.

Për një periudhë të gjatë Lopari drejtoi me sukses Shkollën Artistike “Onufri” në Elbasan, nga e cila kanë dalë dhjetra talente të mirënjohur të artit, violinistë, pianistë, këngëtarë, dirigjentë, trombistë, klarinetistë, kompozitorë, tenorë, dhe piktorë të mirënjohur në rang kombëtar e ndërkombëtar.

  • foto galeri


Mesazhi i Ngushëllimit të Qendrës së Artit Elbasan

Të nderuar miq,
Sot u nda nga jeta muzikologu, kritiku i artit, mesuesi dhe Drejtor i shkolles Artistike “Onufri”, Miku Yne i shtrenjte Astrit Lopari ne moshen 71 vjecare.
Ish nxenes i pare i gjimnazit Dhaskal Todri.

Perfundoi studimet ne “Konservatorin e Arteve” dega – Muzike, specialiteti – “Kritik Arti”, 1972.

Perfundoi kursin pasuniversitar per Kritik Muzikore. Gjate kesaj kohe ka patur disa eksperienca pune qe skaliten edhe me shume profesionalisht si Udheheqes Artistik ne te gjitha aktivitete artistike te Kombinatit Metalurgjik ne detyren Shef Muzike.

Me pas mesues muzike ne shkollen Petagogjike ku dha nje kontribut te madh ne edukimin e nje brezi mesuesish te rinje. Me prej me shume se 35 vjet filloi te drejtonte edukimin artistik muzikor dhe jo vetem, ne shkollen artistike “Onufri”. Gjate kesaj kohe me nje vitalitet dhe energji te jashtezakonshme ai rriti, edukoi breza te tere Artistesh te se ardhmes. Ai luajti nje rol shume te rendesishem dhe konkret ne zgjerimin e kesaj shkolle, duke bere te mundur hapjen e degeve te artit pamor, pikture dhe skulpture, degen e kitares, te firzamonikes etj.

Nxenesit qe dolen nga kjo shkolle, ishin dhe jane studentet nga me te miret ne Universitetin e Arteve por edhe ne institucione arsimore jashte Shqiperise.
Shkolla Artistike ” Onufri” nen drejtimin e tij u formatua plotesisht si nje shkolle artistike profesionale e nivelit bashkohore. Kete e tregojne edhe perfaqesimet dinjitoze te shkolles ne konkurse nderkombetare si ne Zvicer dhe Austri ku vlersuan nga kritika vendase, Si dhe aktivitete koncertale nen drejtimin e tij ne Kosove, Maqedoni, Mal i Zi, si dhe ne te gjithe qytetet e vendit.

Per me shume se gjysem dekade familja e tije ishte, shkolla, ishin nxenesit, ishin mesuesit, ishte arti, si dhe kontributi i tije i cmuar ne levizjen artistike kulturore te Elbasanit.

Lamtumire profesori, mesuesi, prindi yne Astrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb