Shkarkohet nga detyra kreu i Kadastrës në Durrës, Artur Çobani. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodjana Haxhiaj.

Mësohet se urdhri për shkarkimin e Çobanit është dhënë sot nga kreu i Kadastrës, Artan Lame. Po ashtu mësohet se sot është emëruar dhe kreu i ri i Kadastrës në Durrës, Rezart Elmazi.

Ky i fundit ka qenë ish-drejtor i Kadastrës në Vlorë dhe në Kamëz.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: