BRITANI – Një bandë trafikuesish qeniesh njerëzore është shkatërruar në Britani. Mes të arrestuarve është edhe kreu i kësaj bande shqiptari, Alket Dauti, shkruan Daily Mail. Ky i fundit u arrestua në një aksion të zhvilluar në apartamentin e tij në jug të Londrës. Mediat britanike njoftojnë se teksa e shoqëruan jashtë banesës me pranga në duar, ai iu drejtua një prej oficerëve me fjalët: “Ty të mbaj mend shumë mirë”.

Teksa po hipte në makinën e policisë Dauti iu drejtua gazetarëve të britanikes “Standard” me fjalët: “Shkruani mirë për mua, kapët fotografi të mira?”

Ky operacion është zhvilluar në disa vende të Europës, ku janë arrestuar 10 pjesëtarë të tjerë të kësaj bande.

Banda përdorte shoferë të korruptuar kamionësh për të marrë emigrantët në Belgjikë, të cilët i fusnin në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve të ndryshme.

asss

Banda dyshohet se trafikonte shqiptarë, të cilët paguanin shifra të mëdha parash për të qëndruar në hotele në Belgjikë, përpara se të vinin në Britani, shkruan The Standard.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: