ITALI

Autoritetet policore italiane në Breshia kanë shkatërruar një bandë kriminale në fushën e trafikut të prostitucionit.

Si rrjedhojë, 9 persona përfunduan në pranga, 5 prej të cilëve janë në kërkim policor. Në pranga ka rënë edhe një shqiptare e quajtur Liljana Shoshari 35 vjece, banuese në Rezzato në provincën e Breshas, shoferi i saj kalabrez Ludovico Raffa 61 vjec dhe shqiptari 27-vjeçar Emiljano Osmani, raportojnë mediat fqinje.

E arrestuar ka përfunduar edhe rumunia e quajtur Ionica Paun. Anëtarët e bandës akuzohen për trafik e shfrytëzim prostitucioni, grabitje dhe trafik të drogës.

Hetimet e operacionit “Telepass” kanë nisur 4 vjet më parë, ndërsa vajzat që prostituonin ishin kryesisht nga Europa Lindore. Pesë anëtarë të tjerë të kësaj bande u shpallën në kërkim ndërkombëtar policor.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb