ROME

Autoritetet policore në Romë të Italisë kanë ekzekutuar urdhërin e sekuestrimit të pasurisë ndaj 5 anëtarëve të grupit kriminal Lovine i klanit mafioz Casalesi (Caserta në provincën e Napolit) dhe grupit Guarnera të Acilias (Romë) që bashkëpunonin me njëri – tjetrin.

I përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme dhe prej kësaj të ketë përfituar pasuri është edhe shqiptari Arben Zogu. Urdheri u firmos nga Gjykata në Romë, që ka firmosur sekuestrimin final të pasurive për Arben Zogun,   Sergo Guarnera, Sandro Guarnera, Mario Lovine, Franco Crispoldi, raportojnë mediat italiane.

Të pestë janë arrestuar gjatë operacioneve të koduar “Criminal Game” e “Vento dell’est”. Mbi ta rëndojnë një sërë akuzash të tilla si krijimin i një grupi të strukturuar kriminal, zhvatje me kërcënim, aksione të dhunshme për përvetësim pasurie në mënyrë të paligjshme, fajde, konkurrencë e paligjshme, falsifikim fiskal dhe trafik ndërkombëtar droge.

  • foto galeri
  • foto galeri

Policia italiane arriti të sekuestrojë gjithsej 22 milionë euro pasuri, të gjitha të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal. Janë sekuestruar kapitalet i 7 sipërmarrjeve, 9 banesa, një sipërfaqe toke, 2 automjete, 1 motor e mjete të tjera.

Shqiptari Arben Zogu i njohur me nofkën Rikardino  është një personazh i njohur i krimit të organizuar në kryeqytetin italian Romë. Zogu është akuzuar si pjesë e një grupimi mafioz. Gjykata kisihte kërkuar për të për disa krime 20 vjet burg. Pasi ka kaluar 5 vjet në burg, gjykata e liroi atë më datë 16 qershor 2020 për skadencë të afatit të procesit gjyqësor dhe me kusht që të qëndrojë në banesë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb