MAT – Policia e Matit, në bashkëpunim me FNSH, kanë shkatërruar një parcelë me bimë narkotike në fshatin Myz, në Mat.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në parcelën e hapur rishtas, u gjetën të kultivuara 10.600 bimë të dyshuara cannabis sativa.

Policia asgjësoi në vend me anë të djegies bimët narkotike ndërsa shpalli në kërkim 45-vjeçarin Fatmir Shehu, i dyshuar si kultivues i kanabisit.

Ndërkohë, nga ana e Policisë po kryhen veprimet proceduriale nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Mat, i cili ishte prezent në vendngjarje së bashku me Drejtorin e Policisë Vendore.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: