ELBASAN

Drejtuesit të automjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD,  që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e kësaj të Diele i është bërë testi i alkoolit.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se burime zyrtare konfirmuan se shtetasi Behar Pema, 58 vjeç,  rezultoi se e drejtonte automjetin në gjendje të dehur .

Sipas testit të alkoolit rezultoi  në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë.

Burime zyrtare konfirmuan po ashtu se autori i dyshuar i këtij ajsidenti është arrestuar pasi përplasi nga pas makinën tip ” Volkswagen’ , me të cilën udhëtonin 4 vajzat, ku 2 prej tyre humbën jetën dhe 2 janë në gjendje kritike për jetën.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb