BRITANI E MADHE

Një i ri nga Shqipëria u kap në flagrancë, pasi ai u kap në një fabrikë kanabisi, e cila u gjet në afërsi të banesës së tij në Chatteris.

Ervis Cira, 30 vjeç u akuzua për prodhim droge të klasit B. Policia sekuestroi një sasi droge, e cila nëse shitej në treg, do të fitoheshin prej saj 250 mijë paund, shkruajnë mediat britanike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shtëpia ku jetonte shqiptari u bastis nga oficerët e zonës, pasi denoncimit të bërë nga qytetarët. Një zëdhënës deklaroi se oficerët po vepronin me një urdhër-ndalim nga gjykata.

Zëdhënësi shtoi se sasia e kanabisit e sekuestruar ishte tepër e madhe. Të shumtë janë shqiptarët që kapen në fabrika kanabisi në Britani, ndërsa në dëshminë e tyre para gjyqit ata deklarojnë se përdoren nga persona të tjerë për të shitur drogë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb