GJERMANI

Një shqiptar është vrarë dhe një tjetër është plagosur në Gjermani.  Mediat gjermane shkruajnë se personat që ishin në shënjestër, të moshës 30 dhe 31 vjeç, u gjetën në Meinestraße në rrethin Volfsburg Vorsfelde.

Zëdhënësi i policisë Sven-Marco Claus i tha BILD se të plagosurit janë të dy shqiptarë. Ata përfunduan në spital, por njëri prej tyre humbi jetën më vonë si pasojë e plagëve të marra, shkruajnë mediat gjermane.

  • foto galeri

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në drejtim të tyre nga një makinë. Kjo do të thotë se agresorët kanë qenë përgatitur për këtë atentat. Viktima është identifikuar si Keidi Pasha.

Një banor i tha BILD se kishte dëgjuar gjashtë të shtëna. Hetuesit siguruan prova në vendngjarje, kontrolluan rrobat e viktimës për të dhëna për detaje Një komision hetimor u krijua për rastin.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb