ITALI

Mbrëmë, policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili më herët ishte arratisur nga burgu në Carinola, më datë 26 maj 2019.

I arrestuari është Ervis Markja 27 vjeç, i cili ishte prangosur për akuzat e vjedhjes së apartamenteve dhe të rezistencë ndaj zyrtarëve publikë. Markja arriti të arratiset nga burgu së bashku me mikun e tij Adriatik Gega (ende në arrati), duke prerë hekurat e qelisë dhe duke ikur me ndihmën e çarçafëve, shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri

I arratisuri nga Carinola u gjurmua dhe ai ndodhej pranë Napolit, në një vend ku ish e dashura e tij festonte ditëlindjen. Agjentë të policisë ishin kamufluar si të ftuar, duke bërë edhe arrestimin e tij. Operacioni, i planifikuar deri në detajet më të vogla, u krye pas një aktiviteti hetimi të detajuar, intensiv dhe të pandërprerë i drejtuar nga Prokurori i Republikës së Santa Maria Capua Vetere dhe i deleguar në Policinë Gjyqësore.

Policia kishte studiuar me kujdes lidhjet që Markja kishte me botën e jashtme. Markja kishte arritur të arratisej, duke vënë në lëvizje njohjet e tij me shqiptarë të tjerë që jetonin në Campania. Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun e Napolit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb