FIER

Pas hetimeve me metoda speciale dhe të koordinuara deri në detaje, autoritetet shqiptare arritën të sekuestronin një pasuri në vlerë prej 12 milionë eurosh, të cilat i përkisnin Arjan Shanaj, banues në Fier.

Sipas policisë, ky shtetas me 20 qershor 2017 u arrestua në flagrancë së bashku me shtetasin grek Th. K., pasi u kapën në Greqi me 20 kg kokainë, me vlerë të përafërt tregu rreth 800 000 euro. Ata gjithashtu merreshin me importimin, magazinimin, përzierjen, falsifikimin, ricertifikimin, trafikimin, transportimin dhe shpërndarjen e kokainës nga vende të Amerikës Latine.

Por çfarë shkruanin mediat greke për biznesmenin fierak në 2017, pasi përfundoi në pranga të autoriteteve: “Nje nga njerëzit më të pasur në Shqiperi. Ai ka lindur në Fier të Shqiperisë. Pavaresisht se ka biznes karburantesh, fotografi të tij nuk ka pothuaj asgjëkundi, pasi vetë është kujdesur të qëndrojë i panjohur. Kohët e fundit ai jeton në Kavuri, Athinë. Me para emri i tij ishte përfshirë në çeshtje të mëdha trafiku droge në Spanjë dhe Itali por nuk ishte dënuar kurrë. Ne operacionin e 14 Qershorit 2017 ne Athinë dhe Karditsa, u arrestuan 3 shqiptarë 34-56 vjeç dhe nje grek 61-vjeç nga Trikalla si dhe nje grek tjetër 37-vjeç. U sekuestruan 21 kg 480 gram kokainë, 92.000 euro, 2 pistoleta dhe 1 arme gjahu”-shkruanin mediat greke.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb