Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Laç. I plagosur ka mbetur Besim Zeneli rreth 60-vjeç.

Ngjara mësohet se ka ndodhur pranë një dyqani fruta perime, në autostradën në Laç.

Bëhet me dije se policia ka shoqëruar disa persona, mes tyre edhe autori. Besim Zeneli nga fshati Shullaz i Kurbinit ishte pranë dyqanit të tij që ndodhet në autostradë në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb