TIRANE 

Shënjestra e atentatit pas të shtënave mbrëmjen e sotme në kryqytet, është identifikuar si 55-vjeçari Urim Vata.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur në rrugë në zonën e Paskuqan, ku si pasojë ka mbetur i plagosur Vata.

Bdcc9ebc F4c8 4bc8 96a2 952aa97976bc
Vendngjarja, Babrru

Bëhet me dije se 55-vjeçarin e kanë kapur plumbat në këmbë dhe më pas është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se atentatori ka qenë në motor, ndërsa duke lëvizur ka qëlluar disa herë në drejtim të Vatës. Por ky i fundit ka marrë një plumb në këmbë me një pistoletë.

Policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: