Zbardhet identiteti i plotë i të riut që humbi jetën sot në spital, pasi ishte shoqëruar nga policia e Tiranës. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për 32-vjeçarin Laer Kurti.

Ai u ndalua nga policia në zonën e ‘Don Boskos’, teksa tentonte që të arratisej.

Por pas shoqërimit në komisariatin nr.3 ai u ndje keq dhe punonjësit e policisë e dërguan me urgjencë në spitalin e Traumës, por aty fatkeqësisht humbi jetën.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: