Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për dhënie të ndihmës së shtetasve të huaj, kundërt pagesave, për kalimin e paligjshëm të kufirit. Burime zyrtare bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Road Guard 60”, u arrestua në flagrancë, duke transportuar 8 emigrantë, shtetasi Roland Arfaj.

Po ashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë që u gjet në këtë automjet. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Shtëpëz”, duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë nga vendet MENA, të cilët do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb