Mega-operacioni i zhvilluar në Durrës çoi në pranga 14 persona. Ndërkohë 5 të tjerë u shpallën në kërkim.

Gazetarja Klodiana Lala zbardh të tjera detaje lidhur nga operacioni ‘Porositësi’, ndërsa theksoi se polici i burgut , Flamur Bejko i cili ishte mes të arrestuarve nga Mega-Operacioni zhvilluar në Durrës, ka porositur vrasje.

Mësohet se ka urdhëruar ekzekutimin e dy personave pasi e kishin rrahur.

“Flamur Bejko dyshohet se ka kontaktuar me vëllezërit për të urdhëruar vrasjen e dy personave .S.S dh E.H . Sipas të dhënave këta dy persona e kishin rrahur dhe në shenjë hakmarrje ai kishte urdhëruar të vriteshin”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Më herët policia e Durrësit në deklaratën e saj zyrtare njoftoi: “U finalizua operacioni “Porositësi” ku u arrestuan në flagrancë shtetasit: Gentian Beqiraj, Indrit Beqiraj, F.B, P.H, I.H, A.D, F.M, B.E, G.Sh, G.D, A.H, H.F, A.L, A.C, punonjes ushtarak, si dhe u referuan materialet per I.F i arrestuar me pare ne operacionin “Golden Bullet”,.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb