DURRËS – Pas një aksioni të zhvilluar në Durrës, policia e shtetit arriti të sekuestrojë sot një sasi rekord droge prej 613 kg kokainë në një kamion të ardhur nga Kolumbia që transportonte banane.

Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike që arrinte vlerën e 180 mln eurove ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018.
15776702_813146478826896_1485526827548527410_o
Si pjesë e operacionit të koduar “Last Snow”, në pranga ranë dy 25-vjeçarët Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, ndërkohë është shpallur në kërkim administratori i firmës ‘Arbi-Garden’ shpk me qendër në Manzë, Arbër Cekaj.

Ajo që vihet re në profilin e Facebook të Armando Pezakut, është se në të dhënat e vendosura në këtë rrjet social ka shkruar: Profesioni – shofer kamioni, u shes miell partizanëve.

asggg

Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin A.Ç.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb