Fatjon Oruçi është i riu që u gjet i plagosur në Doncaster Road, Rotherham në Londër.

22-vjeçari humbi jetën pas plagëve të rënda që kishte marrë si pasojë e rrahjes brutale dhe goditjes më thikë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e Vitit të Ri.

‘Për këtë ngjarje u arrestua një 26 vjeçar dhe një vajzë rreth 20-vjeç si të dyshuar për vrasjen, ndërsa aktualisht po hetohen të lirë’, ka bërë me dije policia.

Gjithashtu bëhet me dije se familja e 22-vjeçarit, Fatjon Oruçi ka marrë mbështetje të plotë nga policia.

Po ashtu është kërkuar që persona të cilat mund të kenë informacion për ngjarjen të kontaktojnë menjëherë policinë, për të hedhur më tepër dritë rreth ngjarjes së rëndë.

3

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb