KAVAJA

61-vjeçari Ameli Softa është personi që u gjet i mbytur ditën e djeshme në fshatin Greth të Madh në Kavajë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se trupi i tij u gjet në bregun e detit, teksa dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga grykëderdhja e lumit Shkumbin për shkak të shirave dhe përmbytjeve.

Softa me banim në Berat kishte humbur kontaktet që më datën 7 shkurt me gjithë të afërmit, teksa dje u gjet pa shenja jete dhe pa shenja dhune në trup.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb