Ky është 38-vjeçari Betim Kastrati, i cili u gjet mesnatën e sotme i pajetë në makinën e tij në aksin Fier-Lushnjë. Policia bën me dije se i riu dyshohet se ka qëlluar veten me armë,si pasojë e depresionit.

Kastrati ishte i martuar dhe prind i dy fëmijëve, ndërsa punonte pranë Portit të Durrësit.

Në rrjetin social Facebook, miqtë e tij shprehin mesazhe ngushëllimi, ndërsa kanë mbetur të shtangur nga lajmi i kobshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt, është gjetur i pajetë shtetasi B.K, 38 vjeç, banues në Durrës.

Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb