Ibrahim El Salih (Lekica) është 56-vjeçari i arrestuar nga Policia e Shtetit për “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Arrestimi vjen një ditë para ndeshjes finale të Ligës së Konferencës që do të mbahet në Tiranë.

Nga hetimet e kryera prej disa muajsh nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK-un, duke përdorur metodat proaktive, u bë i mundur identifikimi i personit që përdorte këto profile false, shtetasi Ibrahim El Salih (Lekica), person me prirje ekstremiste fetare, i cili postonte në rrjetet sociale, shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS. Gjithashtu, i bënte thirrje qytetarëve, për përkrahje të luftës në Siri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb