FIER

Një gazetar dhe komentator sportiv i qytetit të Fierit, Mikel Mbriçaj ka ndërruar jetë prej COVID-19.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se Mbriçaj ushtronte profesionin e tij në Fier dhe është shuar në moshën 62-vjecare pikërisht pasi u infektua nga virusi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ai ishte i angazhuar në fushën e sportit dhe i mirënjohur nga komuniteti fierak teksa nuk kanë munguar as mesazhet e ngushëllimi nga miqtë e tij të afërt apo ata që e njihnin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb