Një burrë shqiptar, që u kap në një fermë kanabisi i tha policisë se kishte 4-5 muaj që kujdesej për të, pasi merrte një pagesë të majme.

Shqiptari i quajtur Albert Rami, ka tentuar që të shpëtojë nga forcat policore, kur ata kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, mirëpo më tej u prangos.

Rami u kap në kushtet e flagrancës duke mbjellë kanabis sativa pranë një shtëpie në qarkun anglez të Durhamit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Phillip Morley, që ka ndjekur cështjen ka deklaruar se jo vetëm oborri, por edhe disa kate ishin me fara kanabisi. Fara kanabisi u gjetën në dhomën e gjumit, por edhe në një papafingo. Morley tha se secila dhomë ishte e pajisur me ngrohje dhe sistem të posacëm për të rritur lëndën narkotike.

Një ekspert vlerësoi se nëse droga do të shitej në treg shumice do të fitoheshin prej saj 100 mijë paund, ndërsa nëse shitej në rrugë, do të kapte vlerën prej 200 000 paund.

Morley tha përpara gjykatës: “Sipas meje është kultivim kanabisi në shkallë të gjerë. Kur u mor në pyetje, Rami ka pranuar se do paguhej 4 000 paund për ruajtjen e kanabisit. Ai ishte i vetëdijshëm që po ruante lëndën narkotike, por nuk e donte për konsum personal”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb