Emri i vlonjatit që “çmendi” policinë shqiptare dhe atë italiane pas 3 orë ndjekje në det, është bërë i ditur nga mediat italiane. Ai është 29-vjeçari Enjellush Mukaj që së bashku me italianin Cosimo Pellegrino, 68 vjeç, u kapën me 761 kg marijuanë.

Aksioni u bë pasditen e së premtes, kur Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n arritën të kapnin vlonjatin dhe shtetasin italian që po transportonin drogën me gomone drejt Italisë.

“Pas sinjalizimit nga Policia e Shtetit nëpërmjet Zyrës Interforce dhe Nuklit detar në Durrës të Guardia di Finanza, reparteve operative të Guardia Di Financës në Bari dhe Lecce iu deshën rreth 3 orë për ta interceptuar mjetin lundrues të ngarkuar me lëndë narkotike, i cili u kap 10 milje afër Sant Andreas në Lecce”, shkruhej në njoftimin e Policisë.

Mjeti lundrues gomone me të cilin 2 të arrestuarit do transportonin drogën ishte rreth 8 metra i gjatë i pajisur me motorë të fuqishëm për lundrim. Policia ka vijuar procedurat për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në rrjet.
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb