Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Himarë, teksa një familje ka udhëtuar me varkë në det, ndërsa zonja e shtëpisë nuk ka mundur dot të kthehet e gjallë.

Gazetarja Olta Bruko raporton për “News 24” se ngjarja ka ndodhur në mëngjes. Viktima është identifikuar si Mirela Rama.

Familja me 3 anëtarë (bashkëshorti, bashkëshortja dhe djali) është nisur për udhëtim për të zënë peshk në mëngjes, ndërsa stuhia e fortë ka përmbytur varkën.

Varka është përmbysur dhe ka zënë zonjën poshtë. Djali i saj e ka mbajtur për pak kohë në krah, ndërsa një stuhi tjetër e fuqishme ia ka marrë të ëmën nga duart.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb