Detaje të reja dalin në dritë nga plagosja me armë zjarri e dy të rinjve që ndodhi sot në një fshat të Rrogozhinës, ndërsa një tjetër u lëndua me sende të forta.

Ngjarja ndodhi në fshatin Sinaballaj. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ identitetet e plotë të personave të plagosur, ndërsa bëhet fjalë shtetasin Klajdi Lluca, 22 vjeç, i cili ka marrë plumb në këmbë, Ervin Juba, 27 vjeç dhe Jurgen Juba.

Sipas Bezatit, konflikti nisi me sende të forta dhe grushte, duke degraduar në të shtëna armësh. Të tre personat e plagosur u dërguan në spitalin e Durrësit dhe po marrin ndihmë mjekësore, ndërkohë që njëri prej tyre u transportua me urgjencë për tek Trauma. Mësohet se Ervin Juba dhe Jurgen Juba janë familjarë me njëri-tjetrin, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ndaluar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe ka sekuestruar në vendngjarje armën e përdorur nga ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: