Policia e Tiranës ka informuar sot se ka shoqëruar një person, që dyshohet se ka gisht në sulmin me armë ndaj hotel “Volorekës” në Pogradec.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se Meard Berberi është i dyshuari për “Volorekën”, që u shoqërua gjatë ditës së sotme.

Mësohet se në makinë me të ka qenë edhe Edje Anterio Kaloshi, i dyshuar për disa ngjarje që kanë ndodhur në Tiranë dhe i njohur si mik i Orges Bilbilit.

Dyshohet se Edje Anterio Kaloshi ka jetuar në një apartament në Tiranë me Orges Bilbilin, përpara se ky i fundit të arrestohej në prill të këtij viti.  Anterio Kaloshi ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë.

“Burime nga policia e Tiranës thonë se përvec arrestimit të Kaloshit, policia ka sekuestruar edhe një armë, dyshuar e wshtw pwrdorur për ngjarjen e rëndë që ka tronditur Pogradecin. Anterio Kaloshi u kap sot në Tiranë.

Policia kishte informacione se Anterio Kaloshi jetonte në kryeqytet, bashkë me Orges Bilbilin. Kaloshi është i kërkuar për vrasje të dyfishtë në Lushnjë”, tha gazetarja Bezat.

(d.xh. Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb