DELVINË

Një 29- vjeçar me emrin Enteo isufaj është gjetur i vdekur pasi prej të dielës u zhduk pa gjurmë teksa kishte dalë të festonte Pashkët.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lefterhor teksa Enteo Isufaj punonte si fatorino në linjën Delvinë- Tiranë që është në pronësi të babait të tij.

Isufaj nuk u kthye në banesë të dielën dhe prej dje familja e shpalli të zhdukur. Ajo çfarë është më misterioze është se afër vendit ku u gjet trupi i pajetë kishte dhe një pistoletë.

Tashmë janë hapur hetimet por pista kryesore është vetëvrasja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb