Policia e Elbasanit ka arrestuar këtë mbrëmje një person që ka vjedhur të ardhura në kompaninë ku punonte. Mësohet se prsoni i arrestuar quhet Agron Xibraku, i akuzuar për falsifikim dokumentesh.

Xibraku akuzohet se ka falsifikuar dokumentet duke shmangur detyrimet financiare dhe duke përvetësuar shuma të mëdha parash.

Njoftimi i policisë së Elbasanit:

Elbasan

Në kuadër të luftës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushat e krimit ekonomik, evazionin fiskal dhe falsifikimin e dokumenteve.

Pas një hetimi 1 vjeçar, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vihen në pranga një shtetas për disa vepra penale.

Në vijim të zbatimit të planit të masave kunder informalitetit financiar dhe në kuadër të hetimit të proçedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Vjedhje duke shperdorurar detyrën”, “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Shpërdorim kompetencave” të parashikuar nga nenet 135, 186/1 dhe 164 të K.Penal.

Si rezultat, u bë ekzekutimi i vendimit penal të datës 1001 date 03.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan e cila ka vendosur masën e sigurisë  “Arrest në burg” në mungesë për shtetasin Agron Xibraku, lindur dhe banues në Cërrik ,Elbasan.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ështe administrator i shoqërisë aksionere “Gostima 2003”, ka falsifikuar dokumenta të shoqërisë dhe ka vjedhur të ardhurat e kësaj shoqerie në dëm të ortakëve të tjerë. Po kështu me vendim të Gjykatës është bërë sekuestro preventive e aksioneve që ky shtetas kishte në këtë kompani.

Policia e Elbasanit është e angazhuar maksimalisht për të zbuluar dhe ndëshkuar cilindo që kryen veprimtari të paligjshme dhe në këtë kuadër fton qyetarët të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe të panashëm.

(d.xh/Baklkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb