Identifikohet autori tjetër i dyshuar për vrasjen e Xhulio Prelës, efektivit të FNSH-së së Shkodrës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 dhjetor në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se behët fjalë për Brilant Martinajn.

Lala sqaroi se Martinaj rezulton i skeduar për disa ngjarje me herët. Fill pas krimit, autori i dyshuar i krimit u arratis fill pas ngjarjes. Ndërkohë, sot policia arrestoi bashkautorin e dyshuar për këtë ngjarje, Nikoll Sherrnikun.

NGJARJA
Xhulio Prela sipas prokurorisë së Lezhës u vra pas një debati të çastit për dritat e gjata të makinës. Autorët janë konfliktuar. Sipas këtyre burimeve, autori i dyshuar kryesor për ngjarjen kishte dale për gjah natën e krimit, më 5 dhjetor dhe është filmuar nga kamera e një karburanti kur ka furnizuar makinën 3 minuta para ngjarjes. Në pamjet e kamerave të sigurisë, autori rezulton i veshur me rroba ushtarake.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb