KAVAJE
Kavaja u trondit sërish para pak ditësh, teksa një 60-vjeçar vrau një 29-vjeçar me çifte në një lokal.
Gazetari Kelmend Baçi raporton për “Balkanweb” se gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë për autorin e dyshuar, shtetasin Xhevdet Leçini. Gjykata vendosi ta lerë në burg 60-vjeçarin.
Xhevdet Leçini dyshohet se vrau me çifte shtetasin Marius Ismaili 29 vjeç. Ismaili u vra gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Leçini do të mbetet pas hekurave, nën akuzën e vrasjes, parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal.
(d.xh/ Balkanweb)