Kuvendi përjashton për 10 ditë 5 deputetë të PD pas situatës së tensionuar që solli mbylljen e shpejtë të seancës së të enjtes.

Ishin 7 deputetë të Partisë Socialiste që kërkuan përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet për 5 ligjvënës të PD.

Kjo kërkesë, dërguar kryeparlamentares Lindita Nikolli, ka ardhur pas debateve dje në sallën e Kuvendit, ku Berisha bashkë me deputetë të tjerë opozitarë bllokuan foltoren.

Kështu pas mbledhjes Konferenca e Kryetarëve vendosi përjashtimin e Sali Berishës, Flamur Nokës, Edmond Spahos, Belind Këlliçit dhe Edi Palokës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kanë qenë pikërisht Ismet Beqiraj, Petro Koçi, Denis Deliu, Arben Pëllumbi, Ermonela Felaj, Mimi Kodheli dhe Gerta Duraku nga radhët e PS që kanë firmosur shkresën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: