ANGLI

Një azilkërkues shqiptar është arrestuar në Didsbury pasi punonte si roje- kopshtar në një shtëpi e cila funksiononte si fabrikë kanabisi.

25- vjeçari Ledjo Basha sipas mediave britanike, erdhi në ishull për një jetë më të mirë dhe kërkoi azil por përfundoi si kopshtar i një fabrike kanabisi.

Ai tregon vetë se i premtuan 2 mijë paund në muaj rrogë, por në dy muaj punë nuk mori asgjë. Gjykata e Manchesterit e dënoi Bashën me 7 muaj me pretendimin se nuk kishte rol kyç në kultivimin e kanabisit.

Në fakt në godinën në Didsbury, u gjetën në 5 pjesë të ndryshme 276 bimë narkotike kanabis, 77 ndriçuesë dhe 76 transformatorë, të gjitha në funksion të kultivimit të drogës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb