FIER- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier, ku shtetasi Emal Kumanaku 31 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, duke drejtuar mjetin bujqësor tip “Zetor” ka dalë nga rruga.

Si pasojë e kësaj dalje nga rruga është aksidentuar drejtuesi i zetorit i cili ka humbur jetën rrugës për në Spitalin Rajonal Fier. (foto ilustruese)

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: