Një shqiptar me emrin Adriatik Tresa u ekzekutua brenda banesës në Ekuador në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Ngjarja ka ndodhur në orën 05:00 teksa autorët të të maskuar si policë dhe që pretendonin se kishin urdhër gjykate për kontroll të shtëpisë hynë në kompleksin e banimit dhe e ekzekutuan shqiptarin.

Një prej autorëve e qëlloi 6 herë me pushkë shqiptarin Adriatik Tresa që ishte nën hetim për përfshirjen në trafik droge.
Në fakt Adriatik Tresa nuk është një emër i panjohur në Ekuador. 45-vjeçari është dënuar më parë me 13 muaj burg për posedim dhe armëmbajtje pa leje.

Ai është përfshirë në skena të përgjakshme me shqiptarë si dhe nën hetim për pastrim parash në 2013.
Po në maj të vitit të sipërpërmendur Tresa është arrestuar për vrasjen e një gazetari, Fausto Valdiviezo i cili pas 29 vitesh në detyrë u ekzekutua pabesisht.
Tresa gjithashtu është tentuar të rrëmbehet por pa sukses teksa rezulton edhe i martuar me një grua ekuadoriane dhe kishte fituar nëpërmjet saj të drejtën për të qëndruar e jetuar lirisht në shtetin amerikano-jugor.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb