KRUJA

Një mjek psikiatër i spitalit të Krujës, Përparim Pengili ka ndërruar jetë sot nga COVID-19 në moshën 72-vjeçare.

Mjeku 3 ditë pasi u infektua nga COVID-19 u shtrua në spitalin e Sanatoriumit ku dhe sot ndërroi jetë.

Deri në shkurt ai ishte në krye të detyrës në spitalin ‘’Stefan Gjoni’’ në Krujë, madje me shtyrje pensioni, por COVID-19 ia mori jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb