SARANDA

Jorgo Kumaraku është 44-vjeçari i cili u arrestua sot pasi tentoi të grabiste një grua afër një bankomati, e cila është punonjëse në një agjenci sigurimesh.

Në fakt, BalkanWeb mëson se Kumaraku ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, por dhe për trafik droge.

Në vitin 2007 ai ka grabitur një kazino në Sarandë duke kërcënuar me pistoletë lodër punonjësen. Për këtë u dënua me 5 vite burg.

Një vit më vonë në burg atij iu gjet një celular, madje dha deklaratë të rreme sikur celularin e kishte futur një polic i paraburgimit në Sarandë. Ai u dënua me 6 muaj burg.

Në 2013 Kumaraku rikthehet për të grabitur sërish një kazino, po me skemën e vjetër. Edhe kësaj radhe pre ra një kazino në Sarandë, teksa Kumaraku kërcënoi dhe dhunoi punonjësen duke përdorur edhe pistoletë lodër.

Një ditë pas kësaj ngjarje, Kumaraku grabit një tjetër kazino tek ‘’Ura e Lumit’’ në Gjirokastër. Për këtë të fundit u dënua me 6 vite burg. Ai është dënuar më parë edhe në Greqi për trafik droge.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb