Policia e Shtetit ka nxjerrë sot një tjetër person të shpallur në kërkim për vrasje. Bëhet fjalë për shtetasin Gjovalin Lesi, i dënuar me burg përjetë.

Sipas policisë Lesi akuzohet se në datën 21 tetor 1997, në fshatin Rrasfik, Rubik të Mirditës ai ka vrarë me armë zjarri motrën e tij, shtetasen me inicialet M. Gj., dhe burrin e saj, shtetasin me inicialet A. Gj.

Shtetasi Gjovalin Lesi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe Armëmbajtja pa leje”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb