BELGJIKA

Një shqiptare me emrin Xhuljeta Lala është vrarë barbarisht në Belgjikë nga një i sëmurë psikik.

Mediat belge raportojnë se autori i arratisur nga spitali psikiatrik, ka pranuar krimin duke bërë një deklaratë tronditëse se vrasjen e Xhuljeta Lalës ia kishte kërkuar djalli.

Autori ishte një francez i arratisur nga spitali psikiatrik në Marsejë, ndërkohë që i çorientuar dhe lakuriq kishte ecur në korridorin e hotelit ku punonte dhe 33-vjeçarja dhe duke rrëmbyer një fikëse zjarri e kishte goditur atë.

Kur policët e arrestuan, autori ishte ende pranë viktimës, lakuriq dhe me duart e kryqëzuar teksa u tha shprehimisht uniformave blu ‘’ “Unë e vrava atë. Më ndalo, është në rregull’’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb