GREQI

”Taqi shqiptar” apo Ralf Feruku, 45-vjeçari që u kap me Alket Rizain në makinë është njohur sot para Gjykatës me akuzat.

I njohur me disa pseudonime si ”Taqi” apo ”Noti”, shqiptari me origjinë nga Peshkopia, akuzohet për vrasjen e shqiptarit Roland Shembitrasit dhe plagosjen e Gjergji Kapajt e dy të tjerëve, si dhe për pjesëmarrje në një bandë gjobëvënëse ndaj bizneseve në Athinë.

Feruku njihet për person me rrezikshmëri të lartë në Greqi, pasi është dënuar për vrasje që në vitin 1997, teksa për një tjetër në 1999.

Dje mediat greke zbuluan se Ralf Feruku pavarësisht se ishte i dyshuar për disa ngjarje, sërish lëvizte lirisht në Greqi, Shqipëria apo Britani të Madhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb