TIRANE- Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti i pavarur Saimir Tahiri në një konferencë në Kryesinë e Kuvendit hoqi dorë nga mandati i deputetit.

Vendimin e ish-ministrit e ka ironizuar deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka. Në Facebook-un e tij, Paloka ka postuar një fotomontazh ku duket Tahiri që thotë: “Me thane – thuaj qe ishte Rama koka e trafikut qe te shpetosh. Por une emrin e Edit nuk e nxjerr kurre”.

Tahiri u shpreh se nuk do të akuzohet më si personi që po pengon integrimin e vendit edhe pse siç tha po merr mbi shpinë të gjithë “palaçot që e kanë përdhunuar këtë vend për 25 vjet”. I hapur për hetime dhe i gatshëm të presë drejtësinë tek dera e gjykatë, Tahiri tha se ishte që sot qytetar i lirë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: