Partizan is expected to enter the 2026-2027 season with clear objectives and the aim of returning to the top of the Albanian championship. After a difficult season, where the Reds finished the Superior Category in fifth place and outside the "Final Four", the club is required to react and achieve more consistency in results.
The season that just ended was characterized by many ups and downs, changes on the bench and numerous physical problems in the organic team. All of these contributed to Partizan not achieving the objectives that were set at the beginning of the championship.
E ARDHMJA- Pikërisht për këtë arsye, sezoni i ri konsiderohet shumë i rëndësishëm për klubin kryeqytetas. Drejtuesit synojnë të ndërtojnë një skuadër më të balancuar dhe më konkurruese, me qëllimin për të rikthyer ekipin në garën për trofetë, si dhe në kompeticionet europiane që më pas përkthehen në më shumë të ardhura për klubin kryeqytetas. Një nga objektivat kryesorë do të jetë rikthimi i stabilitetit gjatë gjithë sezonit. Partizani vuajti shumë nga oshilacionet në rezultate dhe humbi pikë të rëndësishme në momentet vendimtare të kampionatit. Për sezonin e ri, synimi është që skuadra të ketë më shumë vazhdimësi si në lojë, ashtu edhe në rezultate.
PROBLEMET NË MBROJTJE DHE DËMTIMET-Një tjetër aspekt ku pritet të punohet është edhe organizimi difensiv. Të kuqtë pësuan gola në ndeshje të rëndësishme dhe në disa raste mungoi ekuilibri mes reparteve. Për këtë arsye, pritet që skuadra të kërkojë më shumë siguri në repartin e prapavijës. 48 gola të pësuar në 36 javë me një mesatare pësimi prej 1.3 golash për ndeshje janë shumë për të kuqtë, teksa ky bilanc patjetër që ndikoi edhe në faktin që ekipi nuk ia doli të përmbushte objektivin sezonal. Po ashtu, rëndësi të madhe do të ketë edhe aspekti fi zik. Gjatë sezonit të kaluar, Partizani u penalizua nga dëmtimet e shumta të disa prej lojtarëve kryesorë dhe kjo ndikoi drejtpërdrejt në rendimentin e ekipit. Emra të rëndësishëm përfunduan jashtë për një pjesë të madhe të sezonit, mjafton të kujtojmë këtu Skukën, Markun, Prekën, apo edhe Dumbian me Atanaskoskin.
PROJEKTI- Në klub synojnë që sezoni i ri të nisë me një organikë sa më të plotë dhe me më shumë alternativa në çdo repart. Ideja është që skuadra të krijojë konkurrencë të fortë brenda grupit dhe të mos varet nga mungesa e disa lojtarëve të caktuar. Një tjetër objektiv mbetet edhe aktivizimi i futbollistëve të rinj. Partizani vazhdon t’i kushtojë rëndësi akademisë dhe disa prej talenteve pritet të marrin më shumë hapësira me ekipin e parë gjatë sezonit të ardhshëm. Në fundin e sezonit, Partizani i ofroi një kontratë trevjeçare 16-vjeçarit Fabio Hyseni, me sulmuesin që do të jetë pjesë e organikës së “Demave” në sezonin e ardhshëm, teksa është një prodhim i akademisë. Pas mungesës në Kupat e Europës, të kuqtë duan të rikthehen sërish në nivelet më të larta të futbollit shqiptar. Sezoni 2026-2027 shihet si një mundësi për të nisur një cikël më pozitiv dhe për të rikthyer Partizanin në luftën për trofetë kryesorë.
