TIRANE

Para pesë vitesh, Enca Haxhia dhe Noizy publikuan duetin e tyre me titull “Bow Down”, i cili u kthye menjëherë në hit. Pas këngës, shumë herë qarkulluan thashetheme se dy artistët nuk flasin me njëri-tjetrin.

Ndërsa sot “Bow Down” feston 5-vjetorin e lancimit dhe ka qenë Enca që e ka kujtuar, duke postuar një pjesë nga kënga në Instagram, ndërsa ka etiketuar artistin në video.

Ky veprim i këngëtares i ka bërë të gjithë të mendojnë se tanimë dyshja e artistëve i ka lënë në të shkuarën problemet e tyre dhe janë pajtuar.
“5 vjet nga Bow Down sot”, shkruan ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: